Aktiviteti
Ideja embrionale e Guariamolit ishte në janar të vitit 2010, dhe është një përpjekje e përbashkët e Ushtrisë Italiane në Kosovë, në veçanti me repartin e CIMIC (Civil Military Cooperation)- Health Team, i udhëhequr në atë kohë nga Ten. Carmelo Chiolo.
Qëllimin kryesor i Guariamolit, dhe arsyeja themelore e formimit së saj në prill të vitit 2010, është për të optimizuar burimet në dispozicion dhe për të lehtësuar dialogun ndërmjet të gjitha organeve përkatëse të interesuara në rastet e pacientëve të cilët në vendin e tyre të origjinës (në Kosovë)nuk janë në gjendje të trajtohen për arsye të ndryshme.
Përmes një rrjeti të gjërë të marrëdhënieve, eksperienca e seciles shoqatë të anëtarsuar ndër vite, është aftesia dhe rezultati diskret i menaxhimit të secilit rast.
Një monitorim i vazhdueshëm i aktivitetit të kryer në raste të veçanta lejon një përmirësim të qëndrueshëm të performancave në kohën e duhur dhe cilësinë e shërbimit të ofruar.
Qëllimi tjetër është ngritja e vazhdueshme e fondeve të nevojshme për kurimin e pacientëve, për të cilët Rrjeti me saktësi kujdeset për plotësimin e të gjithë dokumentacioneve të nevojshëm për të mundësuar motivimin financuesit dhe gjurmueshmërinë e kontributit.
Ky ent (publik apo privat) perditesohet gjithmonë persa i përket terapise të njdekur dhe evolucionit të tij, kjo jo vetem për arsye institucioanle por edhe për ato personale të cilat në këtë rast ndikojnë në bashkëpunëtorët tanë "ata që sherbejnë nëpër zyra" që të shohin dedikimin me të cilen ndiqen rastet.
Në fund, nëpërmjet informacioneve të marra nga rrjeti dhe interestimit të shoqatave anëtare , bëhet organizimi i ekzaminimit mjekësore (screening) në territorin e huaj(ne Kosovë), në bashkëpunim me spitalet lokale dhe italiane, dhe ofron dërgimin e llojeve të caktuara të ilaqeve që vështirë gjinden (në Kosovë) ose kostoja e tyre është e papërballueshme për pacientët e regjistruar.