KUSH JEMI
E themeluar në fillim të vitit 2010, nga një ide e CIMIC Helath Team, celula e kontingjentit ushtarak italian në misionin paqeruajtës në Kosovë, GUARIAMOLI.ORG është tashmë një realitet funksional - bazuar vetëm në iniciativën dhe ndjenjën e përgjegjësisë të shoqatave të përfshira – të cilat në mënyre të perkryer bëjne organizimin, duke shfrytëzuar potencialin e grupit dhe duke e fokusuar vëmendjen në nevojat e fëmijës për ta shëruar.
GUARIAMOLI.ORG përfaqeson përvojen e bashkëpunimit dhe koordinimit, tanimë është konsoliduar për disa vite, e cila përfshin disa Shoqata vullnetare italiane që veprojnë në kuadër të projekteve shëndetësore të solidaritetit ndërkombëtar.
Prej disa viteve, këto shoqata janë të angazhuara kryesisht në ofrimin e një shpresë për shërim dhe jetë të qetë për shumë fëmijët të sëmurë, viktimava të luftës dhe varfërisë, nëpërmjet organizimit të udhëtimeve në Itali për intervenimet kirurgjike dhe terapi mjekësore që nevojiten dhe që nuk kanë mundesi të trajtimin në vendin e tyre.
Nëpërmjet mjeteve teknologjike dhe informatike të cilat rrjeti i ka vendosur, ju mund të gjeni më shpejtë trajtimi kurimi, zgjidhje të mundshme për secilin prej tyre, duke optimizuar kohën dhe gjetjen e spitalit më të përshtatshme për t'u kujdesur, burimet ekonomike të nevojshme për ndërhyrjet dhe duke i lejuar shkëmbimin në të njejtën kohë të dokumenteve në mes të gjithë të përfshirëve në këtë proces (dokumentat, certifikatatat mjekësore, garancione, TAC etj).
SSecila Shoqatë ka përgjegjësine për rastet që i marrin për përkujdesje, nga fillimi i trajtimit deri në ciklin e fundit të kontrollës në Itali, që vërteton mënyrën e një menaxhim të saktë dhe të tipit statistikore. Është një shëmbull për të menaxhuar në kohen reale hospitalizimin në vazhdim për të gjitha Shoqatat e rrjetit.