PRILL 2011 - PROJEKTI HUB KOSOVË

Projekti Hub Guariamoli është ndërlidhje përmes një rrjeti Vullnetar të Shoqatave Italiane dhe Kosovës i projektuar për të kuruar në Itali fëmijët që vuajnë nga sëmundje që konsiderohen jo te shërueshëm në vendin e tyre.

GUARIAMOLI.ORG përfaqëson përvojen e bashkëpunimit dhe koordinimit, tanimë është konsoliduar prej disa muajve, përfshin disa Shoqata vullnetare italiane që veprojnë në kuadër të projekteve shëndetësore të solidaritetit ndërkombëtar.

Prej disa viteve, këto shoqata janë të angazhuar kryesisht në ofrimin e një shprese për shërim dhe per një jetë të qetë për shumë fëmijë të sëmurë, por jo vetëm të Kosovës, viktima të luftës dhe varfërisë, përmes organizimit të udhëtimit në Itali për intervenime kirurgjike dhe trajtimit mjekësor që nevojitetë.

NE themeluar në fillim të vitit 2010, nga një ide e CIMIC Helath Team, celula e kontingjentit ushtarak italian në misionin paqeruajtës në Kosovë, GUARIAMOLI.ORG është tashmë një realitet funksional - bazuar vetëm në iniciativën dhe ndjenjën e përgjegjësisë të shoqatave të përfshira – të cilat në mënyre të perkryer bëjne organizimin, duke shfrytëzuar potencialin e grupit dhe duke e fokusuar vëmendjen në nevojat e fëmijës për ta shëruar.

GUARIAMOLI.ORG në thelb është një rrjet i kontakteve dhe bashkëpunimi në mes të shoqatave të ndryshme të përfshira të cilat bëjnë:

  • • menaxhimi i koordinuar i rastit individual përmes softwerit të përbashkët nëpërmjet shoqatave (të arritura duke përdorur përvojën e fituar dhe të përbashkët), të dobishme për të marrë përgjegjësinë e secilit fëmijë të raportuar sipas kritereve të prioritetit/Urgjencës të kujdesit dhe spitalit/shoqatës të specializuara për patologjitë e caktuara;
  • l• dergimi i shpejt i ilaqeve të nevojshme në Kosovë, përmes aeroplanit të parë që niset nga teritori i Italisë;
  • organizimi i transferimit të fëmijëve klinikisht më problematikë, duke i suportuar gjatë udhëtimit me ndihmë mjekësore deri ne arritje dhe duke i shoqëruar me ambulance deri në spital;;
dhe në të ardhmen do të organizojm vizita mjekësore nga mjekët italinë për përcjelljen e fëmijëve tashmë të trajtuar dhe vlerësimin e rasteve të reja të raportuara.

NNë 12 muajt e parë të aktivitetit GUARIAMOLI.ORG, rrjeti së bashku me shoqatat kanë arritur të ballafaqohen edhe në situatat e urgjencës, duke realizuar në pak ditë - me bashkëpunimin e KFOR-it italian dhe Ambasadën Italiane në Prishtinë – trasferimin e fëmijëve në gjendje shëndetësore shumë të rëndë.

Për shoqatat bashkëpunuese, keto raste – emblematike të potencialit të rrjetit – paraqesin një motiv dhe knaqësi të mundësis për ti ofruar fëmijës kurimin, dhe është stimul i rradhes për të zhvilluar edhe më shumë Guarimoli.org, që është përvojë emocionuese e përbashkët e solidaritetit dhe humanizmit.

Përfundimi i projektit

Organizata, në bashkëpunim me Shoqatën AVSI e cili ka marrë tashmë në dispozicion, një grup prej 2 personave tashmë të identifikuara dhe profesionale, të afta për të marrë përsipër të gjitha aktivitetet e kryera aktualisht nga KFOR- CIMIC Health në Villaggio Italia ne Pejë (KS) e cila në maj përfundon aktivitetin.

Kjo nismë parashikon sigurimin e mjeteve të përshtatshme informatike dhe komunikative, si dhe sigurimin e një kompensimi mujor në përputhje me pagën aktuale të personave tashmë të identifikuara në bashkëpunim me CIMIC Health.

Me qëllim fillimin e menjëhershem të projektit, në pritje të dhënjes financimet përkatese për këtë aktivitet, secila prej shoqatave do të derdhin, paraprakisht, një shumë të përshtatëshme për të paguar kompensimet dhe për të mbështetur fillimin e projektit.

Do të jetë subjekt i vendimeve të ardhshme per fillimin e Koordinimit të Guariamoli, së bashku me AVSI, per mënyren e kthimit të shumes së thënë nga shoqatatë.

Disponueshmëria e ambienteve të përshtatshme te vëna në dispozicion nga AVSI, të dy konsulentet do të jen në gjendje për të bërë punën e tyre edhe në zyrat e largëta në mënyrë të përshtatshme në të njetin territor.

Pas krijimit të fushës operative, do të iniciohen projekte bashkëpunimi mes spitaleve kosovare dhe italiane, disa prej të cilave kanë shprehur tashmë një mendim pozitiv, në bashkëpunim me qeveritë e tyre përkatëse, qellimi eshte që pas diagnostifikimit preliminar të mundësojmë shërimin në vendin e tyre me ndihmen e personelit mjekësor Italian, në rast nevoje transportimin e pacientëve në itali, dhe organizimin e kontrollave (screening follow-up) të pacientëve nga mjekët Italian..

Këto projekte përfshijnë fillimin e aktiviteteve për të integruar trajnimin e mjekëve që veprojn në ambientet publike, me shkëmbimin e informacioneve dhe përdorimin e mjeteve telediagnostike në dispozicion.

Hub Kosovë do të pajiset me adrese email dhe numra të telefonit celular dhe faks.

Përgjegjësia

AVSI do të marrë përsipër menaxhimin administrativë dhe burokratikë të personelit, me punësimin e dy personave tashmë të identifikuara që konsiderohen të përshtatshme për aktivitetin.

Është e nevojshme të sigurohet, nga ana e AVSI-t, një xhirollogari bankare në kosovë ose të menaxhoj një llogari egzistuese dhe të garantojë transparenc maksimale kundrejtë Shoqatave të Guariamoli të anëtarëve të projektit dhe Ambasades Italiane në Prishtinë.

Guariamoli, nën projektin e AVSI, do të marrë përgjegjësinë dhe të gjitha forcat e mundëshme për të marrë financime në vitet e ardhshme, për te mbajtur projektin gjatë rrugëtimit të funksionimit.

Te dhënat

Të gjitha aktivitetet e projektit janë të dokumentuara falë softwerit që menaxhon në kohë reale të gjitha eventet që lidhen me çdo pacient, por me kapacitetin analitikë dhe statistikë mund të ju jap një vizion të qartë të angazhimeve të ofruara nga secili prej aktorëve në këtë proces.

Këto të dhëna mund të vihen në dispozicion sipas kërkesës të Ambasadës Italiane në Prishtinë, ose të Qeverisë italiane.

Do të jetë pergjegjesia e AVSI për të dokumentuar në mënyrë adekuate shpenzimet e bëra..

Fillimi
Siç u përmend, projekti do të fillojë ne muajin maj / qershor 2011, në të njejtën kohë kur është shkëputur nga CIMIC Health.

Në mënyrë që të vazhdojmë me qëllimet e propozuara duhet siguruar përveç mjeteve te nevojshme informatike, edhe shpenzimet e dy zyrave të ndara.

Duke pasur parasysh kohën e parashikuar të financimit të kësaj kërkese, shoqatat italiane të rrjetit do të marrin përgjegjësin të mbështesin shpenzimet e start-up për gjashtë muajt e parë.